KreuCelebrity

Lori e mrekullueshme në natën e “Oscar”, por e dini sa ka kushtuar veshja e saj?

Nëse ka një gjë për të cilën trashëgimtarja e Top Media, Lori Hoxha është e njohur, është stili dhe finesa e saj. Ajo është një ndër fashionistet më të ndjekur në rrjetet sociale, ndërsa nuk ndalon së na mahnituri me pamjen në çdo dalje publike të saj.

E të njëjtën gjë ka bërë edhe me daljen e saj gjatë mbrëmjes së ndarjes së çmimeve “Oscar”. Lori kishte zgjedhur ngjyrën e bardhë, dhe kombinimet ishin me shumë shije. Por a keni ndonjë ide se sa mund të ketë kuahtuar veshja e saj?

Këpucët Louboutin kanë kushtuar 545 euro, fundi me pupla ka kushtuar plot 300 euro ndërsa bluza 320 euro. Pra, në total, Lori ka shpenzuar atë natë 1.165 euro vetëm për veshjen e saj. A mendoni se kishte ndonjë shans pë të mos u dukur bukur?

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF