Një ndër çastet më romantike në jetën në çift është edhe propozimi për martesë, të paktën për shumicën. Ide nga më të ndryshmet, nga më emocionueset, nga më uniket, e në fund mbetet zgjedhje krejt personale, që përshkruan deri diku edhe marrëdhënien mes të dashuruarve. Dy vite më pas, Ledioni është bërë nostalgjik dhe ka kujtuar momentin kur Sara i ka thënë: “Po”!
Liço ka postuar një foto në Instagram, ku shihet tejet i buzëqeshur krah Sarës, ndërsa kjo e fundit tregon unazën. “Dita që tha ‘po’ dhe ne hëngrëm ‘churros’ për të festuar”, ka shkruar Ledioni, duke zbuluar dhe datën e propozimit: 01 janar 2016. Pas dy vitesh, çifti nuk gëzon vetëm ditët e lumtura krah njëri-tjetrit, por dhe djalin e tyre, London, i cili këtë vit feston ditëlindjen e dytë.
https://www.instagram.com/p/Bf_pCzXnPXn/
Sara dhe Ledioni nuk kanë bërë ende një dasëm, edhe pse trashëgimtarja e Top Channel u shpreh se ndoshta do të dëgjojmë shumë shpejt lidhur me planet e çiftit në këtë drejtim. Mbetet për t’u parë…!