Zakonisht kur një modele është shtatzënë, kuptohet lehtësisht për shkak se janë gjithnjë në formë perfekte dhe një bark i fryrë bie menjëherë në sy.
Por kështu nuk ka ndodhur me modelen shqiptare Amina Shena. Bjondja bukuroshe së shpejti do të bëhet nënë për herë të parë. Lajmin e bukur e ka dhënë partneri i saj, këngëtari Adonis Dollapi, i njohur si Lazy, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
Kanë mjaftuar dy çorape të vogla me mbishkrimin “I love mum’ dhe ‘I love dad për të mësuar lajmin e bukur’. Dhjetëra komente urimi kanë vërshur në adresë të këngëtarit. Për gjininë e bebes ende është herët, pasi flitet se Amina është në muajin e tretë të shtatzënisë.
Urime çiftit dhe nga Revista BORDO.