KreuCelebrity

“Do të dua me gjithë forcën e shpirtit”! Këngëtari shqiptar bëhet baba për herë të parë

Këngëtari Kelly është bërë baba për herë të parë. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai, pasi ka postuar në Facebook një foto të vogëlushit, teksa i mbanë dorën, ndërsa fytyrën e tij e ka mbuluar me një emoji me zemra.

“Mirë se erdhe në jetë Liam! Një emocion i papërshkrueshëm të jesh prind. Falënderoj Zotin çdo ditë që të kam ty dhe mamin pjesë të jetës sime. Do të dua me gjithë forcën e shpirtit tim në çdo ditë të jetës sonë. Jetë të gjatë princi ynë”, ka shkruar Kelly.

Lajmin e bukur se do të bëhej baba këngëtari e dha në tetorë të vitit të kaluar, ku i ftuar tek “E diela shqiptare”, teksa prezantonte këngën kushtuar bashkëshortes, ai u surprizua me një video ku dëgjoi për herë të parë rrahjet e zemrës së të birit.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF