KreuCelebrity

Burak dhe Fahriye i japin fund martesës pas një viti? Kjo foto vërteton gjithçka

Prej disa javëve ka qarkulluar në mediat turke lajmi se Burak Ozçivit dhe bashkëshortja e tij, Fahriye Evcen janë drejt divorcit.

Arsyeja për të cilën flitej është se Fahriye nuk dëshiron të ketë fëmijë, e ndërsa Burak po e kërkon me ngul. Por duket se çifti jo vetëm që nuk janë ndarë, por janë më të lumtur se kurrë në krah të njëri-tjetrit.

Si për të pushuar të gjitha zërat për ndarjen e tyre, aktorja ka postuar një foto në Instagram, ku shfaqen të kapur dorë për dore duke shijuar mbrëmjen të ulur në një divan e duke parë TV.

E ndërsa pak ditë më pas, aktorja në një dalje për mediat është shprehur se nuk e ndjen akoma veten gati për t’u bërë nënë dhe vetëm kaq.

Epo na vjen mirë që nuk janë ndarë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF