Është një ndër vajzat më të ndjekura shqiptare, ashtu sikurse ndër të apasionuarat më të mëdha të modës. Marramendëse në kombinime dhe stil, Lori Hoxha vihet shpesh në fokus, kryesisht prej fotove apo videove që zgjedh të postojë në rrjetet sociale. Nuk mbahet si një nga të famshmet që debaton me ndjekësit, por një nga komentet e fundit e ka inatosur Lorin më shumë se çdo herë tjetër.
https://www.instagram.com/p/Bf_ZqG1BTk7/
Një nga fanset e ka akuzuar trashëgimtaren e Top Channel për përdorim të shumtë botoksi: “Fytyra gjithë botoks…Buzët e bëra…Dhe prapë dukesh origjinale në sytë e meshkujve”. Të tilla komente duket se nuk i kanë pëlqyer aspak Lorit, e cila i është përgjigjur kështu: “Nuk kam botoks në fytyrë, kështu që mbylle gojën. Jam 24 vjeçe, nuk më duhet!” Një reagim të tillë nuk ndodh shpesh ta shohim nga Hoxha, por ja që akuza e fundit mesa shihet e ka ‘mbushur kupën’.
Kujtojmë se në një nga puntatat e ‘Shiko Kush Luan’, ku Lori ishte e ftuar, deklaroi se komentet që nuk i pëlqenin aspak ishin të natyrës: “Lekët i ke nga babi” apo “Sa shumë operacione që ke bërë”. Dhe ja ku Lori e dëshmoi sa kundër këtyre fjalëve është në të vërtetë…
https://www.instagram.com/p/BfPEGaPhDsc/