KreuCelebrity

Problemet e para të mëmësisë filluan? Kylie Jenner shfaqet me të nxira në fytyrë

Mesa duhet “problemet” e para si një nënë e një vajze të sapolindur kanë filluar të shfaqen.

Kylie Jenner është fotografuar pasditen e djeshme nën shoqërinë e partnerit të saj Travis Scoot teksa dilnin nga një hotel në Miami Beach. Por ajo që të gjithëve u bëri përshtypje ishte shenja e zezë që ylli i ‘Keeping Up With Kardashian’ kishte poshtë syve. Ajo u përpoq që ta fshihte duke mbuluar fytyrën me xhaketën e saj, por nuk ia doli plotësisht.

Mos ndoshta Stormi e ka gërvishtur mamin, siç të gjithë fëmijët bëjnë, apo janë shenja të pagjumësisë? Juve si ju duket më tepër?

Kylie ndodhet në Miami duke mbështetur partnerin e saj, i cili ka pasur dy koncerte gjatë fundjavës. Bashkë me çiftin ishte e shoqja më e mirë e Kylies, Jordyn Woods, të pandashme si gjithnjë.

Ky është udhëtimi i parë i Kylies që nga koha kur erdhi në jetë Stormi.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF