KreuCelebrity

Dua Lipa flirton me Calvin Harris

Duket se një lidhje e re dashurie është gati të nis në botën e showbiz-it, ku këtë herë në qendër të saj është këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa.

Sipas asaj që shkruajnë mediat britanike, Dua ka filluar të shkëmbejë mesazhe me DJ e famshëm Calvin Harris që pas takimit të tyre në Brit Awards.

DJ i njohur dhe këngëtarja me prejardhje nga Kosova janë parë duke biseduar në festën pas ceremonisë së ndarjeve të çmimeve Brit Aëards që u mbajt në fund të muajit shkurt.

“Kanë shkëmbyer mesazhe pas Brits. Calvini e ka ftuar atë në LA, ku ajo jeton, dhe ajo ka planifikuar që të udhëtojë shumë shpejt. Të gjithë mendojnë se mund të ketë diçka mes tij dhe Duas”, ka thënë një mik i afërt i Cavlin Harris.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF