KreuCelebrity

Roberti dëshmon dhe një herë përkushtimin ndaj familjes, ja se çfarë surprize ka bërë!

Kemi folur disa herë për përkushtimin e Robertit ndaj familjes së tij. Nga postimet në rrjetet sociale, e deri tek dedikimet në ditë të veçanta, Berisha duket se përkushtohet ndaj së shoqes dhe së bijës maksimalisht. Këtë herë, ai ka patur një surprizë për vajzat më të dashura në jetën e tij, që vjen në formën e një ideje krejt të veçantë.

https://www.instagram.com/p/BYiL-Dsl8l-/

Nora, Renee dhe Roberti, të tre në një foto të stamposur mbi një bluzë të bardhë, që e mban veshur ky i fundit. “Familja nuk është diçka e rëndësishme, është gjithçka!”, ka shkruar Berisha poshtë postimit, duke treguar dhe një herë dashurinë dhe përkushtimin ndaj strehës familjare. Imazhet e ndara me fansat së bashku me Norën dhe Renee-n janë të shumta në profilin e Robertit, e nuk mungojnë pothuajse asnjëherë.

https://www.instagram.com/p/Bf_r8hfAdxo/

Berisha kujdeset gjithmonë të shprehi dashurinë për Norën, e të paktën në sytë e publikut janë një ndër çiftet më romantikë e jetëgjatë në radhën e personazheve vendas.

https://www.instagram.com/p/BdYf-fVgNbt/

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF