KreuCelebrity

Një 8 mars i veçantë, kjo është dhurata e parë që mori Jonida nga Dan!

Me rastin e festës së 8 marsit, edhe vogëlushët sigurohen të surprizojnë mamatë me aq sa munden. Kreativiteti dhe origjinaliteti  i tyre shpesh herë bën që dhuratat të jenë nga më të veçantat, nga ato që nuk harrohen kurrë. Edhe pse një natë para, Jonida Maliqi e ka marrë surprizën e parë nga Dan.

Një kartolinë rozë, e punuar me dorë, dizenjuar me një lule të madhe përsipër. “Mami, të dua shumë. Dan”, është shkruar në pjesën e brendshme të kartolinës. Në anë të emrit, vogëlushi ka vizatuar edhe një zemër rozë, për ta bërë edhe më të veçantë dedikimin ndaj Jonidës. Këngëtarja nuk ka vonuar për ta postuar dhuratën në Instagram, e me siguri Dan do ta surprizojë përsëri të ëmën ditën e nesërme.

Një ide tipike fëminore, mbushur me dashuri e sinqeritet kjo e Dan!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF