KreuCelebrity

Kim ka një gjarpër për kafshë shtëpiake të veshur me logon e Louis Vuitton…!

Çmenduritë e Kim Kardashian nuk kanë të mbaruar. Nga eksperimentimi me paraqitjen, e deri tek daljet krejtësisht nudo në kopertina revistash (dhe jo vetëm) kanë bërë që të lexojmë diçka të re pothuajse çdo ditë për Kim. Por, duket se postimi i fundit po çmend rrjetin.

https://www.instagram.com/p/BejK5AaFvpV/

Nuk bëhet fjalë për ndonjë tjetër imazh toples apo diçka e përngjashme. Kardashian ka publikuar foton e një gjarpëri të vogël, të cilin e mban në dorë, e ajo çka vihet re është lëkura e veshur e zvarranikut me logon e Louis Vuitton…Po, e lexuat mirë! “Louis-i i vogël”, ka shkruar Kim, ndërsa disa nga komentuesit kanë shpërthyer kundër bashkëshortes së West.

Gjithçka lidhet me mbrojtjen e kafshëve, edhe pse të tjerë kanë këmbëngulur për fotoshop. Kim njihet për dashurinë e saj për gjarpërinjtë, e mesa duket këtë pasion e ka çuar në një tjetër nivel. Vërtet e habitshme, apo jo?

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF