KreuCelebrity

Bebe përpiqet të bashkojë shqiptaret, Dua i kthen këtë përgjigje…

Jo më larg se dje, Bebe Rexha bëri bujë me postimin e saj lidhur me vetë atë, Rita Orën dhe Dua Lipën. Parë nga një këndvështrim tejet patriotik, Bebe kishte theksuar se kryesimi i tre shqiptareve në listat botërore të muzikës do të thoshte shumë për ato si artiste dhe si vajza me prejardhje shqiptare. Kështu, dashur pa dashur Rexha bashkoi Ritën dhe Duan si rrallëherë më parë.

https://www.instagram.com/p/Bf_a4HDFt0l/

Rita ende nuk ka ndonjë përgjigje zyrtare, por Dua ka patur dy fjalë për Beben. “Ke gjithë dashurinë time”, ka komentuar Lipa poshtë fotos, teksa shkrimin e shoqëron me ikona zemrash. Duket se një dedikim si ai i Rexhës nuk e ka lënë indiferente 23-vjeçaren, e cila vazhdon të korrë suksese të njëpasnjëshme. E sa për Ritën, me siguri është shumë e zënë me projekte së fundmi ose mund ta ketë shprehur admirimin e saj në ndonjë mesazh të shkëmbyer me Beben.

E rëndësishme është që solidariteti i treguar së fundmi nga vajzat do të thotë shumë, duke na bërë kështu të ndihemi edhe më krenarë me arritjet e tyre. Bravo, artisteve!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF