Një ditë më parë, lajmi i ditës ishte pikërisht monologu që Muç Nano kishte bërë në emisionin e tij ‘Provokacija’ lidhur me veshjen e dy prej moderatoreve sportive, Bora Zemani dhe Ilda Bejleri. Sipas tij, veshja e tyre ishte aspak e hijshme për një emision sportiv, duke u nnisur nga fakti që pjesa më e madhe e të ftuarve dhe te audiencës janë meshkuj.
Ai vijoi më tej duke i cilësuar ato si veshje vulgare, pa shije, gati-gati fyese për publikun.
“Të shtunën e shkuar në mbrëmje, unë po shihja ndeshjen Napoli-Roma, e cila përfundoi 2 me 4. Por rezultati i ndeshjes nuk ka asnjë rëndësi në arsyetimin që unë po bëj. Dhe pas ndeshjes ishte programi “Zona Gol”. Është një program që drejtohet nga një vajzë tjetër, quhet Ilda Bejleri, e cila atë mbrëmje ishte veshur në mënyrën më të gabuar të mundshme. Unë nuk kam asnjë pamje të Ilda Bejlerit atë mbrëmje për t’jua treguar tani, sepse SuperSporti mesa duket nuk e ka bërë zakon që t’i hedhë në ëeb, në Youtube, programet e veta televizive. Por unë po ju them se veshja e Ilda Bejlerit ishte e trishtueshme, ishte vulgare, ishte e pashijshme. Gati-gati ishte fyese. Një fustan si këmishë nate shumë i shkurtër, shumë i ngjitur pas trupit, tmerrësisht i ngjitur pas trupit. Aq sa unë po mendoja se ajo copa e fustanit ishte e futur në mish, gjinjtë që kishin kërcyer përpara në mënyrë të panatyrshme, aq sa unë po mendoja që ato gjinj ishin duke shpuar ekranin dhe do binin në shtëpinë time, në dhomën e ndenjies. Do ishte alamet serendipity. Unë jam shumë i sigurtë që Bora Zemani, Ilda Bejleri dhe vajza të tjera të moshës së tyre që bëjnë programe televizive në Shqipëri, sa herë që kanë ditën e programit harxhojnë shumë kohë në garderobën e tyre përpara pasqyrës sepse duan të vishen në mënyrë të tillë që ta provokojnë audiencën në atë farë feje, sa njerëzit mos ta kenë mëndjen te ato që thotë Sul Mema me shokë, por ta kenë mendjen te modestitët e gruas (kështu i quajën myslimanët), të cilat në këtë rast shpalosen në mënyrë spektakolare, nuk janë as modesti. Kjo nuk është veshje televizive. Një moderatore televizive, sipas meje, nuk duhet të vishet në këtë mënyrë. Dhe këtë po ua thotë një burrë që nuk e ka problem fare një vajzë gjysmë të zhveshur, që nuk e ka problem fare nuditetin femëror. Përkundrazi, gjëja më e bukur që unë kam parë në jetën time është një nudo femërore. Duhet të jenë të shumtë në këtë botë burrat si unë. Ne duam që ta shijojmë një nudo femërore në rrethana të tjera. Ne duam ta shijojmë një nudo femërore në fotografitë e bëra nga Helmut Njuton. Por jo në një studio televizive ku flitet për futboll, sepse një studio televizive është një studio televizive. Nuk është një lokal ku bëhet striptizë! Ky ishte monologu që unë kisha përgatitur për sonte.”-, u shpreh ai për Ilda Bejleri.
Teksa Bora ka zgjedhur që të mos i kthejë një përgjigje, Ilda nuk ka bërë të njëjtën gjë. Ajo ka publikuar në Instagramin e saj një nga komentet e të djali anonim i cili i është kundërpërgjigjur Nanos ashpër. Duket se Ilda ka rënë dakord me gjithçka ai ka thënë.
“O Muç katunari! Nuk e dija që paske marrë përsipër të përmirësosh moralin e shoqërisë shqiptare dhe mesa kuptoj unë, ta çosh 30 vjet prapa në vitet kur ti jetoje në Skrapar dhe ecje me këpucë ushtaraje dhe triko leshi të bërë me lesh batanije të vjedhur nga ndonjë repart ushtarak ku babai yt punonte si kapter. Ajo trikoja të mbante ngrohtë kur punoje te posta e Enverit dhe incizoje telefonatat e njerëzve për Sigurimin. Nuk e dija që Muçi spiuni qenka bërë moralist dhe u mëson shqiptarëve si të vishen. Një fshatar i lindur është armik i bukurisë. E vërtetove me këtë artikull Muçi”, shkruante komenti i postuar më pas nga Ilda. Bashkangjitur fotos, ajo shkruan: Nuk e di kush je, por bravo piskuriqi.
Tani presim një reagim nga Bora….