Zaimina nuk mund të kishte gjetur ditë më të përshtatshme se kjo e sotmja, për t’i prezantuar botës vajzën e saj të parë, Khloe. Këngëtarja vendosi të uronte për ditën e sotme nëpërmjet postimit të një fotoje, ku shfaqet ajo dhe vogëlushja e saj në ditën e parë të ardhjes në jetë.
“Shikoje botën dhe qesh, sepse pa ty, jeta do të ishte e pamundur. Gëzuar Ditën e Grave. Po ndaj me ju foton e ditës së parë kur Khloe erdhi në jetë”, shkruan Zajmina.
E qetë, Khloe duket e lumtur teksa pushon në gjirin e nënës së saj. Zaimina na kishte treguar edhe më parë foto të së bijës, por nuk e kishim parë ende një foto kaq të qartë të saj. tashmë Khloe është një muajshe dhe jemi të bindur që do jetë bërë akoma dhe më e bukur.