Kujtesë: dasma mbretërore po vjen! Dhe Meghan Markle ka bërë të gjitha gjërat e domosdoshme deri më tani. Si të marrë pjesë në daljet zyrtare me kunatën e ardhshme, Kate, të organizojnë një festë beqarie dhe së fundmi edhe të pagëzohet.
Po, Meghan u pagëzua fshehurazi në Kishën e Anglisë të martën me vetëm disa anëtarë të familjes mbretërore. Ceremonia, e cila u krye nga Kryepeshkopii Canterbury, zgjati rreth 45 minuta dhe u zhvillua në Pallatin e Shën Jakobit në Londër.
Sipas Daily Mail, Princ Harry dhe Charles ishin të pranishëm, por William dhe Mbretëresha nuk ishin. Të njëtën gjë bëri dhe Kate disa javë përpara dasmës së saj në vitin 2011. Pagëzimi është një kërkesë për të gjithë ata që do të bëhen pjesë e familjes mbretërore.