KreuCelebrity

Deri më tani, Lori Hoxha mban “kurorën” për urimin më të bukur dedikuar nënës

Sa herë që Lori Hoxha poston një foto në Instagram është e pamundur që të mos gjejmë komente që gjithë arritjet e saj ia atribuojnë babait, Dritan Hoxhës.

Por sot në festën e gruas, Lori Hoxha ka bërë një dedikim shumë emocionues për nënën e saj, Vjollca Hoxhën; ajo që i ka qëndruar pranë, që e ka edukuar, rritur e vetme, pasi Tani u nda nga jeta rreth 10 vite më parë.

Ky urim nuk është vetëm nënën, por edhe dy motrat e saj, që kanë luftuar shumë për të qenë aty ku janë sot, pa ndihmën e figurës së një mashkulli në jetën e tyre.

“Që në moshë fare të vogël na kanë mësuar se ne duhet të gjejmë princin tonë dhe se pa të ne nuk jemi të plotësuara. Shoqëria jonë na ka indoktrinuar në mendje se vajzat e vogla nuk mund t’ja dalin në këtë botë pa ndihmën e një burri. Ndoshta nuk ka shumë rëndësi, por unë unë jam këtu për të thënë, në djall me këto budallallëqe. Gjithë jetën më është thënë se jam këtu ku jam prej babait tim. Ndonëse jam e nderuar që jam vajza e tij dhe e di mirë ndikimin e tij në jetën time. Unë isha 14-vjeç kur ai vdiq. Ndonëse e kam falenderuar gjithë jetën time, kam harruar se përgjatë këtyre 10 viteve ne ja kemi dalë vetë. Nëna ime, dy motrat e mia dhe unë kemi luftuar shumë për të qenë sot këtu ku jemi, edhe pse shumë herë na kanë thënë se nuk ishim të zonjat mjaftueshëm apo se na duhej një burrë në krah për të na marrë seriozisht. Ndaj sot, u përulem atyre. Nëna ime rriti katër fëmijë dhe po mban një perandori në shpatullat e saj. Motra ime ka krijuar familjen e saj dhe është nëna më e mirë që kam parë ndonjëherë, ndërkohë që ende përpiqet të arrijë në kohë dorëzimet që i duhen për të përfunduar shkollën e drejtësisë dhe për të ndjekur ëndrrën e saj. Nëse ti gjithashtu je një grua që po ia del vetë mbanë, jam krenare për ty. Nëse je një vajzë e vogël dhe po e lexon këtë, dua që të dish që nëse e respekton veten mjaftueshëm do t’ja dalësh”, ka shkruar ajo.

 

we’ve been taught from a young age that we need to find our prince, that without him we’re incomplete. Our society has indoctrinated in our brains that little girls cannot make it in this world without the help of a man. Well it might not count as a lot, but I’m here to tell you to f*ck that bullshit. I’ve been told my whole adult life that I’m only here and I’m only striving because of my father. Although I am honored and humbled to be his daughter and know his huge impact in my life, I was fourteen when he passed away. And while I have been thanking him my entire life for everything, I have forgotten in the way that we did make it on our own in these ten years. My mother, two sisters and I have fought through everything to be here today and make it on our own even when we were told we weren’t good enough, because we were women and we needed some men in suits to be taken seriously. So today I praise them. My mother raised four kids and is keeping an empire on her shoulder, my sister built her own family and is one of the best mothers I have ever met while still meeting deadlines to finish law school and follow her dreams, and my baby sister will no doubt be a strong, powerful woman who won’t be put down by no man. And me, I’m just proud to say that I know these women and lived with them. If you’re a woman making it on your own, I am proud of you. And if you’re a little girl reading this, I want you to know that if you respect yourself enough, you’ll do great!

A post shared by Lori Hoxha (@lorihoxha) on

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF