KreuCelebrity

Një gjest prekës nga Noizy, publikon këngën dedikuar nënës për 8 marsin

Është një ndër reperët më të dëgjuar dhe shpesh herë vihet në qendër të vëmendjes jo vetëm për këngët, por edhe mënyrën luksoze të jetesës. Pas imazhit prej djali të fortë, Noizy ka shfaqur edhe një tjetër anë të tij, sa herë flet për dashurinë karshi vajzës. Sot, më 8 mars, reperi ka publikuar një këngë dedikuar së ëmës, dhe jo vetëm.

https://www.instagram.com/p/Bfqf_J_Fyfh/

Projekti i fundit titullohet ‘Mbretëresha ime’, teksti i së cilit shprehet dashuria dhe marrëdhënia që Noizy dhe e ëma kanë për njëri-tjetrin. Me aq sa mund të kuptohet, një frymëzim i tillë ka ardhur për ditëlindjen e së ëmës, kohë kur reperi nuk kishte mundur të ishte i pranishëm pranë saj. Por, teksti nuk i dedikohet vetëm mamasë së Noizy-t.

https://www.instagram.com/p/BgEDJ3sl8Zb/

Çdokush mund ta gjejë veten në vargje, ndërsa nuk pritej një surprizë e tillë nga këngëtari në një ditë si kjo. Dhuratë e bukur nga Noizy…

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF