KreuCelebrity

Alketa Vejsiu rikthehet në ekran, njihuni me programin më të ri të saj

Pas sezonit të suksesshem të “Dance with me”, Alketa Vejsiu u nis për disa pushime të gjata në Miami. Epo pushimet kanë përfunduar tashmë dhe Alketa ka nisur sërisht punën. Ajo do të rikthehet sërish në ekran dhe duket se ka gati edhe projektin më të ri të saj.

Nëpërmjet një postimi në Instagram, Alketa na ka bërë të ditur se programi i ri do të quhet ‘Në kurthin e Piter Panit’. ‘Do kenaqeni me mendjet brilante te femijeve shqiptare!  Nje perralle moderne per ata qe nuk duan te rriten kurre!’ ka shkruar Alketa Vejsiu krah videos së postuar.

Ajo nuk ka bërë të ditura të tjera detaje, apo se kur do të fillojë programi, ndërsa deri më tani kemi të qartë vetëm faktin se do të jetë një program kushtuar fëmijëve. Na mbetet vetëm të presim.

A post shared by TV & EVENT DESIGN & PRODUCTION (@alketavejsiu) on

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF