KreuCelebrity

Brenda festës së motrave Vjollca për 8 Mars! Muzikë popullore, puthje, përqafime dhe shumë bukuri

Dje ishte 8 Marsi. Pavarësisht se nisur nga historia e saj, 8 Marsi është dita kur gratë duhet të protesojnë për më shumë të drejta, me kalimin e viteve, ajo është shndërruar në një festë dhe në Shqipëri më tepër si festa e nënës sesa ajo e gruas.

Tirana, ndryshe nga herët e tjera, ishte e mbipopulluar nga gratë me lule në duar, shumë të lumtura, të veshura dhe të krehura shumë bukur pasi “ishte dita e tyre”. Edhe dy bukuroshet e ekranit, Marina dhe Luana Vjollca kanë zgjedhur që të festojnë nën shoqërinë e njëra-tjetrës dhe mamit të tyre, Maria.

Ato kanë ndarë me ne disa momente pak para festës, gjatë udhëtimit me makinë dhe atmosfera ishte shumë e bukur që pa nisur festa e mirfilltë. Me muzikë popullore nga të gjitha trevat, puthje e përqafime për njëra- tjetrën dhe mbi të gjitha shumë bukuri. Si Marina, po ashtu edhe Luana me Marian shkëlqenin.


Nga video, dukej se në makinë ishin edhe disa djem, por ç’rëndësi ka: në atë ditë ato me siuguri kanë qenë aty për t’iu “bindur” urdhrave të treshes simpatike…për t’ua plotësuar dëshirat, ndoshta do të tingëllonte më bukur.