Pas një ndarjeje të përjetuar keq nga ana e këngëtares Selena Gomez, ajo vendosi që t’i jepte edhe një shans të dytë Jastin Biber, pavarësisht se familja e sa ishte plotësisht kundër vendimit të këngëtares. Dhe tashmë duke se familja e sa kishte të drejtë.
Pas ribashkimit çifti dukej se po kalonin një kohë të mirë sëbashku, ndërkohë që raportimet për probleme të ndryshme me ta nuk munguan.
Tashmë mediat amerikane kanë bërë me dije se Justin Bieber dhe Selena Gomez janë ndarë. Vendimi është marrë nga ana e të dyve pasi mendojnë se e kanë të nevojshme të qëndrojnë pak kohë larg njëri-tjetrit.
Sipas asaj që raportojnë mediat, ata sërish vazhdojnë të komunikojnë me njëri – tjetrin. Ndërkohë dyshimet për një ndarje të çiftit erdhën menjëherë pas mungesës së Selenës në festën e ditëlindjes së Justin.