Teksa të gjithë po bëheshin gati për afteparty-in pas ceremonisë së OSCAR, organizuar nga Venity Fair, me Kendall nuk ka ndodhur kështu. Ylli i ‘Keeping Up With Kardashian’, një ditë më parë ka qenë e shtruar në spital për shkak të reagimit të keq ndaj vitaminës IV.
22-vjeçarja, mori mjekimin e duhur dhe më pas nisi përgatitjet për të qenë e pranishme në festën e Vanity Fair, ku ishin të mbledhur të gjithë yjet.
…Dhe ta mendoni që pas daljes nga spitali dukej kështu…
Të qenurit VIP nuk është aspak e lehtë. Ne, njerëzit e thjesht, shpesh i veshim ato me disa karakteristika jo njerëzore; kërkojmë perfeksioin e tyre në pamje, në mënyrën e të folurit, në mënyrën e të sjellurit pa marrë parasysh prapaskenat e kësaj përgatitje. Askush nuk do e mendonte që pas kësaj Kendall perfekte në këtë afterparty, “fshihet” Kendall e sapo dalë nga spitali.
Disa gjëra me të vërtetë nuk janë si duken…