KreuCelebrity

Ilda Bejleri: Unë jam më e veshur se gazetaret italiane dhe një përgjigje për Muç Nanon

Ilda Bejleri është vendosur në qendër të vëmendjes ditëve të fundit dhe shkak për këtë është bërë monologu i Mustafa Nanos në emisionin e tij ‘Provokacija’ lidhur me veshjen e saj.

Sipas tij, veshja që Ilda bën është e papërshtatshme, për aq kohë sa të ftuarit dhe audienca dominohet nga meshkujt. Ai vijoi më tej duke e quajtur vulgare, të pahishjme, gati-gati fyese për publikun.

Por e ftuar në emisionin e mëngjesit në ‘Wake Up’, Ilda e ka cilësuar deklaratën e tij, si diçka personale, të qëllimshme. Ajo ka bërë edhe krahasimin me gazetaret e sportit në Itali, sipas së cilës ato janë më të zhveshura se Ilda.

“Mua s’më dha asnjë ndjesi se Mustafa Nano s’është as Chanel as Karl Lagerfeld. Kështu që, përsa kohë një njeri s’ka lidhje fare me atë që thotë…Për më tepër që fotot që kishte nxjerrë s’kishin asnjë lidhje me emisionin e asaj dite. Ishin të tre viteve më para. Janë disa gjëra që kur je pjesë e medias duhet t’i pranosh dhe t’i injorosh. Mendoj që është diçka personale, që një njeri e ka të qëllimshme. Në botën e shoëbizit ku jetojmë ka aq njerëz me të cilët mund të merresh, këngëtarë apo aktorë. Pa fyer askënd, por besoj se ne si pjesë e sportit dhe pjesës së medias nuk krahasohemi fare me disa fusha të tjera të artit. Edhe në Itali po të shohësh jam më e veshur se gazetaret atje.”

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF