KreuCelebrity

Sondazh/ Debati Mustafa Nano-Ilda Bejleri, votoni ju: cili prej tyre ka të drejtë?

Kryefjalë e orëve të fundit është pikërisht debati në distancë që është ndezur mes moderatorit Mustafa Nano dhe Ilda Bejlerit: cili prej tyre ka të dretë?

Pad ditë më parë, emisioni më i ri në ekranet shqiptare, ‘Provokacija’ iu dedikua dy gazetareve sportive në Digitalb, Bora Zemani dhe Ilda Bejleri dhe veshja e tyre në emisionet përkatëse. Sipas Mustafa Nanos, veshja e tyre nuk është aspak e duhura për një emision kur pjesa më e madhe e të ftuarve dhe e audiencës janë meshkujt, madje ai shkoi më tej duke thënë që nuk është aspak skenike, por është vulgare, gati-gati fyese për publikun.

Nga ana tjetër, ndryshe nga Bora Zemani, Ilda Bejleri nuk ka qëndruar e heshtur. Ajo reagoi në mënyrë të drejtpërdrejtë mëngjesin e sotëm, sipas së cilës, Mustafa Nano nuk është personi i duhur për të gjykuar veshjet e moderatoreve, pasi nuk është profesionit i kësaj fushe, duke u shprehur se deklarata e tij është më tepër personale sesa gjykim për veshjen.

Sipas jush cili ka të drejtë? Ju ftojmë të votoni në këtë sondazh.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF