Nuk kemi parë pak nga modelet shqiptare, e sidomos nga ato të cilat jetojnë dhe ushtrojnë profesionin jashtë vendit. Një ndër emrat më të përdolur sidomos së fundmi është Anxhela Martini dhe besojmë se të gjithë e kujtoni lajmin e bujshëm të fejesës së saj. Tashmë, Anxhela na ka surprizuar me diçka krejt ndryshe.
Të gjithë e kemi parë si modelen e famshme, por Martini duket se që tani e tutje mund të ushtrojë lirisht edhe një tjetër profesion. Ajo ka publikuar në profilin e saj në Instagram foton e një çertifikate, ku ndër të tjera shkruhet: “Ka përmbushur me sukses programin për Trajnuese Jete”. Duket si një profesion i rrallë, por ja që Anxhela ka investuar sa duhet në këtë fushë.
“Një tjetër arritje në jetë”, ka shkruar modelja, ndërsa duket se ndihet krenare për atë çka pritet të ushtrojë së shpeti. Jo keq!






Selena dhe Justin ndahen sërish



Megan Fox heq “dorë” nga aktrimi

Gjithë vëmendja te Meghan Markle









