Flori duket se korr suksese sa herë që publikon një këngë të re. Më shumë aktiv nëpërmjet krijimtarisë në shërbim të këngëve të të tjerë artistëve, Mumajesi është ndër emrat më të preferuar të muzikës shqiptare. Hitet e tij janë të shumta, ndërsa kishte ardhur koha që kompozitori të shpërblehej ndryshe së fundmi.
https://www.instagram.com/p/BeVzEVeHdoN/
Ai ka publikuar në rrjetet sociale një çmim të ardhur nga YouTube, për kalimin e shifrës mbi 100,000 ndjekës në kanalin zyrtar të Florit. “Urime për 100,000 ndjekësit”, shkruhet mbi çmim, e Mumajesi nuk e ka lënë pa një koment. “Pak me vonesë po s’ka gjë…Më mirë vonë se kurrë”, ka shtuar ai me humor.
Një arritje jo e pakët kjo për artistin shqiptar, që i ka ngjitur shkallët e karrierës me vite. Urime, Florit!
https://www.instagram.com/p/BeGYnBInLx7/










Selena dhe Justin ndahen sërish



Megan Fox heq “dorë” nga aktrimi

Gjithë vëmendja te Meghan Markle





