Për fat të mirë e keqja ka kaluar dhe Selena tashmë ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore, por në kohën kur ajo ka bërë transplantin e veshkës, këngëtarja ka rrezikuar vdekjen. Detaje të reja ka tregaur mikesha e saj, France Raisa, e cila ishte edhe donatorja e veshkës.
“Sapo u zgjova pas disa orësh pas operacionit, Selena më shkruan dhe më thotë se ishte shumë e frikësuar. Veshka ime nuk kishte probleme, por kur ajo ishte rrotulluar në krevat ishte çarë një venë dhe mjekët ishin detyrar ta operonin urgjentisht sërish. Mjekët hoqën një venë nga këmba e saj për të zëvendësuar venën e çarë, por Selena mund të kishte vdekur”, ka treguar Raisa për W Magazine. Ajo ka treguar edhe momentin kur Selena i ka treguar për sëmundjen e saj.
“Ajo u kthye në shtëpi pas provave dhe ishte shumë serioze. Por e lash, nuk po e ngacmoja. Më pas shkoi të merrte një shishe me ujë në frigorifer, po mundohej ta hapte, por dukej sikur nuk o e bënte dot dhe më pas rrëzohet në tokë dhe filloi të qante. E pyeta se çfarë kishte dhe mu përgjigj se kishte nevojë për një veshë dhe se lista e pritjes shkonte nga shtatë në dhjetë vite”, ka rrëfyer shoqja e Selenës. Momente të vështira pa diskutim, por për fat të irë janë të shkuara dhe të dyja shoqet gëzojnë shëndet të plotë.









Selena dhe Justin ndahen sërish



Megan Fox heq “dorë” nga aktrimi

Gjithë vëmendja te Meghan Markle






