Ledri mund të jetë i preferuari i vajzave dhe reperi i parapëlqyer i djemve, por prindërit e tij njihen prej vitesh nga publiku i Kosovës, dhe jo vetëm. Babai, regjisor i njohur në televizionet e Prishtinës, ndërsa e ëma, moderatore e programit ‘Diçka po zihet’, që transmetohet në kufijtë kosovarë. Këtë herë, është pikërisht kjo e fundit ajo që është bërë protagoniste, e jo më kot.
Xheraldina Vula do të shkëputet pak nga Kosova për t’iu drejtuar Shqipërisë, lidhur me një nga projektet e fundit. Pak kohë më parë u mësua se do të nisë transmetimin ‘Masterchef Junior’ në TVSH, ashtu sikurse janë bërë të ditur edhe emrat e anëtarëve të jurisë. Juli Zguro, Sokol Prenga dhe Xheraldina do të jenë tre ‘gjykuesit’ në garën e gatimit për vogëlushët e përzgjedhur, e këtë e ka bërë të ditur Olti Curri.
Pritet të jetë diçka ndryshe për televizionet shqiptare, pasi formatin Masterchef e kemi përcjellë vetëm nëpërmjet konkurrentëve të rritur. Duket emocionuese!











Selena dhe Justin ndahen sërish



Megan Fox heq “dorë” nga aktrimi

Gjithë vëmendja te Meghan Markle




