KreuCelebrity

Vera Grabocka dedikim Timo Fllokos: Love You

Vera Grabocka është një nga emrat më të njohur të artit shqiptar, ku shumë produksione kinematografike dhe televizive mbajnë emrin e saj.

Por ditën e sotme nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Vera ka zgjedhur t’i bëj një dedikim bashkëshortit të saj Timo Fllokos.

Vera ka publikuar një fotografi ku shfaqet bashkëshorti i saj i cili është duke përqafuar një kalë. “Sapo më mbërriti kjo foto me diçituren Freedom & Love..! Love you! ❤️”, shkruan Vera si dixhiturë të fotografisë së publikuar.

Vera Grabocka dhe Timo Flloko kanë sëbashku një vajzë,Linda Flloko, e cila edhe pse nuk ka zgjedhur të ndjekë rrugën e artit në jetën e saj, është e apasionuar pas tij, pasi shpesh herë shfaqet në spektale të ndryshme, pjesë e të cilave janë prindërit e saj.