Sikurse ndodh gati gjithmonë, votimi në “Kënga Magjike” është shoqëruar gjithmonë me polemika mes këngëtarëve. E ndonëse tashmë ka kaluar kohë që kur ka mbaruar spektakli, duket se mes tyre ka ende hatërmbetje. Në një intervistë për “Thumb”, Rovena Stefa është shprehur sërish e indinjuar sa i përket vlerësimit me zero pikë nga Elhaida Dani.
“Ndoshta do të takohemi përsëri kur ajo të mbarojë ato show-t shumë të famshme jashtë, ndoshta do të vijë prapë në ndonjë festival këtu dhe të vijë të më puthë prapë përpara dhe të më thotë sa bukur kë kënduar dhe të më vlerësojë prapë 0. Përpara Këngës Magjike, ishim ulur po pinim kafe pas provave. ‘Ua sa bukur ke kënduar, sa bukur performanca, ishte e jashtëzakonshme’, më tha e më përqafoi. Vetëm kur pashë që më vlerësoi 0 pikë. Uau thashë, hipokrizi e bukur”, u shpreh Rovena.
“Kënga Magjike”u zhvillua para disa kohësh, ku Rovena me këngën e saj “Veç një jetë” nuk arriti të kualifikohej në finale, ndërsa Elhaida mori vendin e dytë me këngën “E ngrirë”.



















