KreuCelebrity

Këngëtarja shqiptare me probleme shëndetësore: Jam në gradën e fundit për t’u paralizuar

Ajo është një ndër këngëtaret më të folura të momentit, e ndërsa karriera po i ecën shumë mirë, duket se nuk mund të themi të njëjtën gjë për shëndetin. E kemi fjalën për Fifin, e cila në një intervistë për Prive, ka treguar se ka probleme mjaft serioze për shëndetin.

“Nuk e kam pasur kurrë problem peshën. Por më ka dalë një problem me shtyllën kurrizore. Duhet me urgjencë të dobësohem, se ndryshe jam në gradën e fundit për të mbetur e paralizuar. Duhet të nis të ndryshoj, jo për publikun, jo për ndonjë tjetër, as për mamin e babin, por vetëm për shëndetin”.

Gjithsesi mos prisni që ta shihni Fifin si modele, pasi këngëtarja e pranon se nuk ka ndër mend të dobësohet shumë: Nuk kam ndërmend të humbas shumë peshë, nuk dua të jem një nga ato vajzat që shqetësohen për çdo kile.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF