KreuCelebrity

E mbuluar me diamante dhe me një buzëqeshje në fytyrë, Adelina na zbulon barkun e rrumbullakosur

Ngjarjet në jetën e saj, erdhën brenda një kohe shumë të shkurtër: u fejua, u martua dhe është në pritje të fëmijës së parë. Shpenzimet e luksit, udhëtimet në destinacionet më ekzotike dhe historia e dashurisë me avokatin më të pasur në Maqedoni, Serjoza Markov e kanë vendosur atë në qendër të vëmendje.

Pas shumë e shumë aludimesh, Adelina është ndalur dhe të flasë për herë të parë për marrëdhënien e saj dhe ndjesinë e të qenurit nënë.

“Ndoshta fytyra pasqyron shumë, sado të fas unë, brenda në shpirt jam shumë e lumtur. Dashuria ndodh, nuk është diçka që e kam planifikuar por kur ka dashuri të madhe ndodh edhe kjo”, u shpreh bukuroshja për Prive.al.

Ajo na ka treguar edhe unazën me gur diamante me të cilën i ka propozuar Serjoza, por edhe barkun e rrumbullakosur që tashmë i vihet re lehtësisht.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF