Pas ndarjes së Jennifer Aniston nga bashkëshorti i saj Justin Theroux, të gjithë menduam, se ishte një “justifikim” për t’u rikthyer në krahët e Brad Pitt, por jo.
Ky i fundit ka marrë një vendim drastik, që nuk është dhe aq i mirë për vajzat. The Sun shkruan se aktori 54 vjecar ka deklaruar se nuk do të krijojë asnjë marrëdhënie me asnjë vajze tjetër, pasi aktualisht po përpiqet që të harrojë Jolie, ndonëse i duket shumë e vështirë.
Pitt është shprehur se asnjë femër tjetër në jetën e tij nuk do ta zëvendësojë Jolie-n sepse nuk ka dashur kurrë dikë aq shumë sa ajo. Për Aniston dhe vajzat e tjera që ka pasur përkrah, na vjen shumë keq për këtë deklaratë.
Nga ana tjetër, edhe Jolie, ka vendosur që t’i dedikohet familjes dhe karrierës dhe se një lidhje e re dashurie për të, nuk shihet në horizont.