Gjatë javës që lamë pas një nga lajmet kryesore të mediave rozë ishte ndarja mes Justin Biber dhe Selena Gomez.
Sipas asaj që shkruanin tabloidëd, çifti kishte vendosur që të shkëputeshin për pak kohë nga njëri tjetri në mënyrë që të kuptonin më shumë për marrëdhënien e tyre.
Ndërkohë duket se diçka e tillë nuk e ka shqetësuar aspak Justin i cili në rrjetet sociale ka postuar fotografi ku shfaqet shumë i relaksuar. Në fotografitë e publikuara Justin shfaqet i zhveshur duke shfaqur tatuazhet e tij.
Ndërkohë lajmi për ndarjen e tyre, nuk është konfirmuar ende nga çifti, i cili duket se është duke kaluar një periudhë të vështirë ne lidhjen e tyre.