Nuk duhen edhe shumë kohë që Khloe të sjellë në jetë vajzën e saj të parë, e ndërsa pret ditë kur ta marrë atë në krah, ajo ka organizuar një “Baby shower” të mrekullueshëm. Një festë magjike, ku nuk ka munguar as luksi, Khloe ka festuar së bashku me miqtë e familjartë e saj.
E po kaq e mrekullueshme dukej edhe vetë ajo. Khloe kishte zgjedhur një fustan të shkurtër ngjyrë bezhë, i cili nxirrte në pah barkun e rrumbullakosur të saj dhe Khloe nuk harronte herë pas here ta përshëndeste vogëlushen e saj, teksa është fotografuar gjatë gjithë festër duke prekur barkun e saj.
33-vjeçarja ka postuar edhe foto të shumta në profilin e saj ën Instagram, ku shkruan: “Momente magjike me femra magjike! Do jem gjithmonë në dashuri me ju!”