Kylie Jenner i është dedikuar vajzës së vogël, Stormi, por kjo nuk do të thotë që nuk duhet t’ia bëjë qejfin vetes. Si një dhuratë që është bërë para pak kohësh, Kylie i ka blerë vetes një Ferrari të zi, i cili kushton plot $ 1.4million.
Ylli i ‘Keeping Up With Kardashian’ ka postuar foton në rrjetet sociale ku shkruan: Picking up my new bebe (Duke zgjedhur vogëlushen time të re).
Pak ditë më parë, ajo ndau me ne dhomën ku kishte sistemuar sipas ngjyrave koleksionin e çantave që kap vlerën e $ 1million (£ 720,000). Firmat nga më të njohura, si Chanel, Dior, Gucci, Hermes, Balenciaga gjenden në shtëpinë e ylli të ‘Keeping Up With Kardashian, sikur të ishte një dyqan…
Kylie Jenner është më e pasura në familjen Kardashian/ Jenners, pas së cilës renditet Kim, Khole, Kendall,kështu që ia lejon vetes të bëjë shpenzime të tilla.