Kur Kim Kardashian njoftoi se do të bëhëj nënë për herë të tretë, por nga një nënë surrogate, të gjithë u çuditën. Disa menduan se ylli i ‘Keeping Up With Kardashian’ nuk dëshironte të humbte linjat e trupit dhe për të shmangur pikërisht zëra të tilla, Kim u shpreh se thjesht “nuk mundej” fizikisht, por pa dhënë asnjë shpjegim tjetër.
Shumë kohë më pas, ajo ka folur për herë të parë për arsyet që ia bënin të pamundur që ta mbante në bark fëmijën e saj dhe përse zgjodhi një nënë surrogate.
“Pas lindjes, plancenta duhet të dalë, por e imja ishte e mbërthyer. Kjo është një ndër arsyet përse gratë vdesin gjatë lindjes”, u shpreh ajo. Sa i përket surrugates, Kim nuk dëshiron që të quhet e tillë, pasi sipas saj, ajo thjesht ka mbajtur në bark fëmijën e saj dhe të Kanye.
“Nuk mund të quhet surrogate, sepse është krejtësisht ADN-ja ime dhe e Kanye. Një surrogate është kur përdorin spermën e burrit dhe vezën e zëvendësueses”, tregoi Kim.

Sharon Stone, një nënë e përkushtuar




ECHO Awards përballë Duan dhe Rita Orën




Armina zbulon detajet të reja për dasmën










