Është komentuar shumë cila është fotoja më e pëlqyer në Instagram në të gjithë botën.
Ishte në fillim Beyonce, e cila na prezantoi për herë të parë me binjakët e saj e ndërsa në vendin e dytë Cristiano Ronaldo, i cili po ashtu dha lajmin që ishte bërë baba për herë të katërt me një vajzë. Por më pas, pëlqimet e këtyre fotove u dukën hiç gjë kur Kylie solli në jetë vajzën e parë.
Sir Carter and Rumi 1 month today. ??❤??????????
Pas një terri informativ dhe dileme nëse është apo jo shtatzënë, fotoja ku ylli i ‘Keeping Up With Kardashian’ shuajti çdo dyshim, u shndërrua me shpejtësinë e dritës në foton më të pëlqyer në historinë e Instagramit, madje ajo mban edhe vendin e dytë me një tjetër foto me vajzën e vogël, Stormi.
Por e keni menduar se cila është fotoja shqiptare më e pëlqyer në Instagram? Na lejoni të themi se edhe në Shqipëri, fotoja më e pëlqyer është ajo e moderatorit Ermal Mamaqi i cili na dha lajmin e bukur se është bekuar përsëri nga Zoti, kësaj radhe me një vajzë.
Zoti na bekoi përsëri, kësaj rradhe me një vajzë…???
Mesa duket lajme të tilla janë shumë të pëlqyera nga të gjithë njerëzit anë e mbanë botës dhe për këtë na vjen shumë mirë.

ECHO Awards përballë Duan dhe Rita Orën




Armina zbulon detajet të reja për dasmën














