Kemi parë shpesh herë që dy personazhe, të huaja apo shqiptare, të veshin të njëjtin fustan, apo bluzë. Nuk na bën ndonjë çudi ky fakt, por ajo që e shoqëron gjithmonë një situatë të tillë është pyetja: kujt i shkon më shumë?
Këtë herë kanë qenë Elvana Gjata dhe Bora Zemani të cilat janë parë me të njëjtën veshje. Një bluzë e gjatë e kuqe ishte zgjedhja e tyre. Bora Zemani u pa në një video me bluzën në fjalë, ku po përpiqej të luante me top, ndërsa Elvana ka postuar një foto ku duket shumë joshëse me bluzën në fjalë.
E nëse mendoni se vajzat kanë shpenzuar shumë për këtë bluzë, e keni gabim. Ajo kushton vetëm 20 euro dhe duket një çmim i përballueshëm për secilën nga ne që dëshiron t’i bashkohet look-ut të vajzave. E tani pyetja e pashmangshme: kujt mendoni se i shkon më shumë?



















