Kur përmendim Lori Hoxhën, gjëja e parë që na vjen ndërmend është stili i saj unik i të veshurit. Sot një ndër blogeret më të ndjekura në Shqipëri, Lori ka një numër të madh ndjekësit në rrjetet sociale dhe gjithmonë frymëzon me zgjedhjet e saj. Sot një ikonë mode, Lori ka pranuar edhe më parë se përpiqet gjithnjë të krijojë një stil ndryshe.
E dollapi i një ikone stili, sigurisht që është duke “shpërthyer” nga veshjet e shumta. Kështu dukej edhe dollapi i trashëgimtares bukuroshe të Top Medias. Lori publikoi sot disa foto të veshjeve të saj, duke u futur në atë që ajo e quajti “dollapi i kujtimeve. Ajo na ka treguar edhe veshjet më të preferuara të saj ndër vite.
Kush është ai që mbanë vendin e parë? Një fustan kuq e zi nga “Fausto Puglisi”. E duke parë fustanin, me shumë mundësi edhe ne atë do të zgjidhnim për vendin e parë. E ndërsa kërkonte në dollap, ajo na ka treguar edhe fustanin që kishte veshur në mbrëmjen e mini-maturës.
E me sa duket Lori ka qenë një vajzë me stil që në atë kohë, pasi zgjedhja e saj ka qenë një fustan i bukur me prin leopardi. “Mbrëmje mini-maturës. Isha vetëm 14-të kur e kam veshur këtë. Vdes për këtë lloj printi”, shkruan ajo.




Sharon Stone, një nënë e përkushtuar




ECHO Awards përballë Duan dhe Rita Orën




Armina zbulon detajet të reja për dasmën







