KreuCelebrity

Suada Sherifi tregon se kur do ta shohim me fustanin e nusërisë

Nëse ka diçka që një grua ëndërron gjithmonë, është dita kur do të veshë fustanin e bardhë dhe herët a vonë, secila prej nesh mundohet ta realizojë këtë ëndërr. E pikërisht këtë ka ndërmend të bëjë edhe Suada Sherifi. Tashmë nënë e një vajze dhe prej disa kohësh e martuar, ajo nuk ka bërë dasmë, por as nuk ka ndërmend të heqë dorë. E ftuar në emisionin “Rudina” në televizionin Klan, Suada ka treguar për planet e saj për dasmën.

Ndonëse 1-vjetori i së bijës, Deizit ishte e organizuar në një mënyrë të tillë që i ngjasonte një dasme, Suada nuk ka ndërmend të kënaqet me aq. “I them bashkëshortit ‘mos kujto se do më gënjesh me atë’”, thotë ajo me të qeshur.

“Kam dëshirë të bëjmë një dasmë të vërtetë. E kemi menduar dhe diskutuar shpesh. Un kam një merak për këtë: Pse ta quajmë 1-vjetorin e Deizit edhe si dasmën tonë? Unë nuk dua që të mbetet me aq, sepse mendoj se ajo ditë kishte në vëmendjen Deizin, pse t’ia heqim asaj vëmendjen?”, tha ish-misi, ndërsa shton se 2-vjetori i së bijës do të ishte ndoshta moment mjaft i përshtashëm për të organizuar edhe dasmën.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF