Të jesh Victoria Beckham, do të thotë se ti nuk mund të jesh kurrë e veshur në mënyrë rastësore e pa stil cilat do qofshin situatat. Dhe e tillë është paraqitur ajo, teksa arrin nga Londra në Paris. Elegante dhe e rafinuar si kurrë më parë, Vici kishte zgjedhur të vishte një fund pranverorë, të kombinuar me një golf të zi.
Por teksa ecte në stacionin e trenit, ajo ka dhuruar një shfaqje për të gjithë të pranishmit. E kjo për faktin se golfi i zi i Victorias në fakt ishte shumë transparent, aq sa dukej çdo gjë që ishte përpjekur të fshihej më kot poshtë tij.
Por nuk dukej se Vici e vriste mendjen shumë për këtë fakt. E fshehur si gjithmonë pas syzeve të saj të errëta, ajo ecte sikur të ishte një modele në pasarel, pa e kthyer kokën as majtas as djathtas.