KreuCelebrity

Merr fund lidhja e Albanit dhe Çiljetës? Detaji që na bën të mendojmë këtë gjë

Kanë preferuar që lidhjen e tyre ta mbajnë jashtë vëmendjes së mediave, ndonëse nuk ia kanë dalë plotësisht. Pak ditë më parë, Çiljeta Çilaga dhe portieri Alban Hoxha festuan 2 vjetorin e tyre të lidhjes, por duket se çifti po kalon një periudhë krize.

Në ditët e sotme, rrjetet sociale janë shndërruar në një burim të rëndësishëm informacioni dhe nisur nga kjo janë ngritur dyshime që çifti është ndarë pasi nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram.

Gjithsesi nuk përjashtohet mundësia që kjo të jetë një zgjedhje e tyre për të mos e ndjekur njëri-tjetrin në rrjetet sociale…ose ndoshta nuk janë më bashkë. Mbetet për t’u parë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF