Kendall Jenner e ka treguar që është shumë ndryshe nga motrat e saj. Ajo ka një profesion të mirëfilltë që i jep famë, nuk është e ekzagjëruar me format trupore, por është një vajzë si gjithë të tjerat, nuk poston në rrjetet sociale foto me të dashurit e saj dhe duket se nisur nga kjo kanë filluar të qarkullojnë zëra se ajo është lesbike.
Gjatë intervistës që ka pasur për Revistën Vogue, modelja 21-vjeçare është shprehur se i jep të drejtë të gjithëve atyre që mendojnë kështu kjo për shkak se nuk ka konfirmuar asnjëherë që ka qenë në një lidhje me ndonjë djalë, por që nuk është aspak e vërtetë. Ajo është shprehur se nuk ka qeliza prej biseksualeje apo lesbikeje, megjithëse nuk e ka përjashtuar mundësinë që ndoshta një ditë mund të ndodh….për të nuk është aspak diçka e keqe.
“Ndoshta kanë menduar kështu sepse unë nuk jam si motrat e mia që flasin dhe publikojnë foto me partnerët e tyre, të tipit: ‘Ja unë dhe i dashuri im’. Askush s’më ka parë me ndonjë djalë dhe kështu kanë menduar për momentin. Nuk mendoj se kam qeliza prej biseksualeje apo lesbikeje, por ku i dihet. Nuk përjashtoj asnjë lloj eksperienceje dhe s’kam asgjë kundër, por s’ka patur ndonjë histori të tillë më parë”- u shpreh Kendall.



Bebe Rexha shkëlqen në “iHeard Radio”










Sharon Stone, një nënë e përkushtuar




ECHO Awards përballë Duan dhe Rita Orën


