Në verën e vitit 2018 e prisnim që do të kishim një dasmë madhështore, me shumë të ftuar, pasi Sara Hoxha dhe Ledioni e kanë bërë më herët të ditur se do të martohen së shpejti. Teksa të gjithë po prisnim, të zbulonim ndonjë detaj nga ceremonia, një lajm surprizë na vjen nga Lori Hoxha.
Sipas gazetës ‘Dita’ edhe Lori Hoxha dhe Vis Bajraktari do të martohen këtë verë, në një ceremoni e cila do të zgjasë plot një javë që do të organizohet në liqenin e Komos në Lombardi, destinacioni i preferuar i shumë VIP-ave ndërkombëtarë.
Mos ndoshta dy motrat kanë në plan që të bëjnë një dasmë të dyja së bashku? Sa bukur do ishte…në Shqipëri nuk ishte parë ndonjeherë tek VIP-at.