Një prej spektakleve që pritet të nisë së shpejti në ekranin e Vizion Plus dhe që ka ngjallur shumë kureshtje është ‘Dancing With The Stars”. Nga dita në ditë janë zbuluar emra e konkurrentëve, e ndërsa tani është formuar lista e plot. Bëhet fjalë për VIP-a të cilët d të garojnë me njëri-tjetrin në zhanre të ndryshme të kërcimit.
Ja lista e plotë
Soni Malaj dhe Dion Gjinika
Rovena Dilo dhe Eltion Merja
Aulona Musta dhe Graciano Tagani
Mariza Ikonomi dhe Jurgen Bala
Diellza Kolgeci dhe Erald Zela
Rike Roci dhe Besi Skura
Roland Hysi dhe Lori Bala
Amos Zaharia dhe Isida Mollaymeri
Viktor Zhusti dhe Olta Ahmetaj
Niko Komani dhe Adela Lami
Albano Bogdo dhe Ledja Sulaj
Kristi Popa dhe Ermira Behari
Ajo që vihet re është se disa prej VIP-ave kanë qenë pjesë e edicioneve të kaluara. Konretisht Soni Malaj, Rovena Dilo, Diellza Kolgeci, Amos Zaharia, Viktor Zhusti, Albano Bogdo. Duket në pamje të parë si një garë që në nisje e pabarabartë, por kjo mbetet për t’u parë në ditët në vijim.
Ndërkohë ky spektakël do të drejtohet nga Alemda Abazi dhe Rudi Vata, e ndërsa juria do të jetë e njëjta me vitet e kaluara: Ilir Shaqiri, Ema Andrea dhe Alfred Kaçinari.