KreuCelebrity

Dhuratat më të shtrenjta që ka marrë familja mbretërore…uluni diku para se t’i lexoni

Dasma mbretërore po afron dhe sigurisht të gjithë të ftuarit kanë të njëjtin “problem”: çfarë dhurate do t’i bëjnë çiftit në mënyrë që t’u bëjnë sa më shumë përshtypje familjes mbretërore.

Familja mbretërore e ka me detyrim që të pranojë çdo dhuratë nga të gjithë, edhe nga njerëzit që i takojnë në rrugë. Shumica prej tyre zgjedhin lodra për fëmijë, lul  ose çokollata, por është edhe një kategori tjetër dhuratash që u janë bërë nga përfaqësues të shteteve. Dhe e dini se çfarë janë? Gjithçka e larë me ar, apo e qëndisur me fije ari…

Më poshtë do ju sjellim një listë të dhuratave më të shtrenjta që ka marrë ndonjëherë familja mbretërore.

Një ‘anije e miqësisë’ prej ari nga presidenti i Kinës Xi Jinping

Një kuti të larë me ar nga perandori Showa (Hirohito) i Japonisë

Një iPod nga Barack Obama i mbushur me fjalime të këtij të fundit

Një byzylyk i ngarkuar nga Akademia Kombëtare e Stërvijes në 2014

Një pëlhurë e qendisur me fije ari në vitin 1975 nga Komiteti i Vallëzimit të Dragoit

Një model i Diwan-i-Khas (Salla e Audiencës Private) nga Kryeministri i Indisë, Morarji Desai në vitin 1977

Një vezë prej druri me portretin e mbretëreshës nga ambasadori i Ukrainës, Volodymyr Khandogiy

Lodra për fëmijë/ Gjatë vizitës në Poloni princ George dhe Princesha Charlotte morën 59 dhurata

Një gong ari i bardhë nga Madhëria e Tij Tuanku Ja’afar ibni Almarhum Tuanku Abdul Rahman, Yang DiPeurtan Agong X i Malajzisë në 1995

Një komplet gotash çaji prej ari

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF