Është një nga moderatoret më të dashura të publikut shqiptar. Ajo është rritur në ekran dhe gjithmon ka përfaqësuar një bukuri shumë natyrale me një buzëqeshje të ëmbël për të cilën mbahet mend gjithnjë.
Po flasim për Rudina Magjistarin, besojmë e kuptuat? Ajo është çdo ditë në ekran mes të ftuarve të shumtë prej të cilëve përpiqet që të zbulojë diçka më tepër rreth jetës së tyre përtej kamerave, por sa i përket jetës së saj private është paksa e kursyer.
Megjithatë ka raste edhe kur e thyer këtë rregull të pashkruar. Ajo ka postuar në Instagram një foto të sajën kur ishte e vogël. Fotoja është bërë pjesë e një quizi, por të shumtë kanë qenë komentet që e kanë zbuluar menjëherë se bukuroshja në foto është Rudina.
Po ju e kuptuat?