Pavarësisht se është bërë pjesë e familjes mbretërore që pas fejesës, mbretëresha Elisabeth ka dhënë pëlqimin e saj formalisht sot, që i hap rrugë martesës së Princ Harry-it dhe Meghan Markle. Në letrën drejtuar Këshillit, Mretëresha deklaroi: Unë jap pëlqimin tim për një kontratë martesore mes nipit tim të dashur princit Henrik Charles Albert David nga Uellsi dhe Rachel Meghan Markle.
Çifti mund të martohej edhe pa pëlqimin e saj, por nëse kjo gjë do të ndodhte atëherë Harry nuk do të kishte mundësi për t’u ngjitur në fron, edhe pse nuk ka shumë gjasa për këtë të fundit.
Lajmi erdhi vetëm pak ditë pas raportimeve se Meghan Markle i është nënshtruar trajtimit të sigurisë, pasi është bërë pjesë e familjes mbretërore. Aktorja gjithashtu u pagëzua zyrtarisht në Kishën e Anglisë javën e kaluar, një hap tjetër i rëndësishëm për të.
Dasma e Markle dhe Prince Harry do të zhvillohet më 19 maj 2018, në Kështjellën e Shën Gjergjit në Windsor Castle.