KreuCelebrity

Vijon debati, shpërthen Mustafa Nano: Ilda, qenia më vulgare që kam parë në dekadën e fundit

Nuk e kishte menduar se një monolog i tillë, ku në qendër të tij, ishte veshja e dy gazetareve sportive, konkretisht Ilda Bejleri dhe Bora Zemani, do të ngjallte kaq shumë debat.

Qëllimi i tij, të cilin e ka theksuar se nuk ka qenë në vetëvete një reagim për ato personalisht, por për fenomenin e zhveshjes së figurës së femrës në ekran. Mirëpo duket se reagimi i Ildës, ndonëse jo i drejtpërdrejtë, nëpërmjet një komenti të një qytetari anonim që e quante “Muc katunari, që vishej me jelek leshi apo që ka punuar si spiun i sigurimit të shtetit”, e ka revoltuar atë.

“O Muç katunari nuk e dija që paske marrë përsipër të përmirësosh moralin e shoqërisë shqiptare dhe mesa kuptoj unë ta çosh 30 vite pas kur ti jetoje në Skrapar dhe ecje me këpucë ushtarake dhe me triko leshi, të bërë me lesh batanije të vjedhur nga ndonjë repart ushatar ku baba jot punonte si kapter. Ajo trikoja të mbante ngrohtë kur punoje te posta e Enverit dhe incizoje telefonatat e njerëzve për Sigurimin. Nuk e dija që Muçi spiuni qënka bërë moralist dhe u mëson shqiptarëve si të vishen. Një fshatar i lindur është armik i bukurisë, e vërtetove me këtë artikull Muçi”, thuhet në komentin e postuar nga Bejleri.

I ftuar në ‘Zonë e Lirë’ për të folur për temën ‘A duhet të trembemi nga nudot femërore, Muci e ka quajtur reagimin e saj si dicka anormal, madje ka qenë aq i acaruar sa as nuk ka dashur që të përmendet aspak emri i saj në studio, pasi ka dashur që të flasë vetëm për fenomenin. Por, i njohur për natyrën e saj provokuese, Cani e ka përmendur Ildën herë pas here, deri sa situata u agravua, aq sa Nano e quajti Ildën si qenien më vulgare që ka parë në dekadën e fundit.

“Lëre atë, qenia më vulgare që kam parë në dekadën e fundit”, u shpreh Nano.

A mendoni se do të ketë një reagim nga Ilda?

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF