KreuCelebrity

Princ Harry dhe Meghan? Jo nuk janë këto emrat e tyre të vërtetë

 

E gjithë bota i njeh me emrat Princ Harry dhe Meghan Markle, për ta flitet çdo ditë dhe askush nuk na tha se emrat e tyre nuk ishin këta. Mbretëresha Elizabeth II dha miratimin  e saj për martesën e Princ Harr-yt dhe Meghan dhe aty morëm vesh edhe emrat e vërtetë të tyre.

“Deklaroj miratimin tim për lidhjen e martesës mes nipit tim të dashur, Prince Henry Charles Albert David of Ëales dhe Rachel Meghan Markle”, shkruhej në deklaratën e Mbretëreshës. Një deklaratë e cila konfuzi shumë njerëz dh sigurisht që të gjithëve na lindi pyetja: më fal po kush janë këta? Pse këto emra kur e gjithë bota i njeh me emër tjetër?

Përgjigjja është se Princ Harry është një nofkë që i ka mbetur atij që kur ka qenë fëmijë, ndërsa sa i përket Meghan, ky është emri i dytë i saj, ndërsa i pari është Rachel. Aktorja zgjodhi të përdorte emrin e dytë, një zgjedhje e shpeshtë edhe për shumë personazhe të tjerë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF